Ministri Vitia: Kanë skaduar vaksinat AstraZeneca që ishin donacion nga Norvegjia

17:12 | 1 Shtator 2021
L G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti konferencë të shkurtë lidhur me skadimin e vaksinave AstraZeneca, pjesë e donacionit nga Norvegjia.

Ministri Vitia theksoi se nga sot janë hequr nga administrimi 133.234 vaksina nga kompania AstraZeneca, e tërë kjo nga ndikimi i dezinformatave që quan deri te refuzimi i marrjes së këtyre vaksinave, shkruan arbresh.info.

“Për ne siguria dhe cilësia e vaksinave është parësore prandaj nuk kemi pasur kompromis në këtë drejtim, dhe nuk do të kemi. Vaksinat që janë në stoqet tona janë të sigurta dhe për këtë garantojnë mekanizma si OBSH, ECDC, e mbi të gjitha EMA dhe FDA”, u shpreh Vitia.

Pavarësisht këtij lajmi, ministri Vitia siguroi se në vendin tonë ka vaksina mjaftueshëm. Deri në fillim të javës së ardhshme do të marrim 150 mijë vaksina nga Gjermania, dhe përveç kontratës së nënshkruar me Pfizer, dozat e të cilave do të vijnë në fillim të çdo jave, Republika e Kosovës vazhdimisht do të pranojë doza të shumta nga shtetet mike që janë treguar solidar që nga fillimi i pandemisë./arbresh.info/

Të ngjashme