Google ADS

Ministri Vitia dhe përfaqësues të Ambasadës amerikane për shëndetësi, diskutuan për Covid-19

19:35 | 17 Mars 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti sot në takim përfaqësuese të Ambasadës së SHBA në Kosovë nga Njësia e shëndetësisë, me të cilat bashkëbisedoi lidhur me gjendjen aktuale për sa i përket Koronavirusit Covid -19 në Kosovë.

Në këtë takim, Ministri Vitia i njoftoi bashkëbisedueset me të gjitha masat e ndërmarra deri tani për menaxhimin e situatës emergjente të shëndetit publik si dhe me hapat e tjerë që parashihen të ndërmerren lidhur me këtë situatë

Një nga thekset kryesore të takimit ishte raportimi në kohë reale dhe informimi i popullatës përmes institucioneve zyrtare shkaku i seriozitetit dhe ndjeshmërisë së situatës.

Në kuadër të këtij diskutimi, Ministri Viti i njoftoi, po ashtu, përfaqësueset e njësisë shëndetësore nga Ambasada Amerikane për platformën informative “kosova.health”, ku qytetarët do të marrin informacione on-line lidhur me Covid-19 nga profesionistët shëndetësor në Kosovë.

Përfaqësueset e Ambasadës Amerikane u shprehën të impresionuara dhe thanë se është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme në MSh për menaxhimin e situatës epidemiologjike për Covid-19, njëkohësisht shprehën edhe gatishmërinë dhe mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së për menaxhimin e situatës me COVID-19./arbresh.info

Të ngjashme