Qeveria e Kosovës në detyrë e ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, të caktojë zonat dhe orarin e ndalimit të lëvizjes së qytetarëve, pas 13 prillit, kur shfuqizohet vendimi i qeverisë për kufizim qarkullimi, i cili u vlerësuar antikushtetues nga Hjykata Kushtetuese.
Ministri Vitia do ta bëjë këtë në bazë të rekomandimeve të njësive përkatëse profesionale dhe në konsultim me komunat e Kosovës.
Vendimi për autorizimin e z. Vitia është marrë të mërkurën në mbrëmje, në mbledhjen elekttonike të Qeverisë.
“Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Vendimi sipas të cilit autorizohet ministri i Ministrisë së Shëndetësisë që të nxjerrë vendime me qëllim të parandalimit dhe luftimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19. Vendimet do të jenë në funksion të zbatimit të dispozitave të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të njësive përkatëse profesionale dhe në konsultim me Komunat respektive do ta përcaktojë orarin e lëvizjes ose ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe të bëjë përjashtime të orarit të kufizimeve të përcaktuara në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/17 të datës 27.03.2020”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
“Vendimi i miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka për qëllim racionalizimin e kohës në procesin e marrjes së vendimeve, në funksion të parandalimit dhe luftimit të përhapjes së epidemisë COVID-19. Vendimi mbështetet në dispozitat ligjore të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse si dhe duke u bazuar në konstatimet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. KO54/20”, thuhet në komunikatë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën