Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, sot ka vizituar komunën e Gjilanit ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Lutfi Haziri.
Temë kryesore në këtë vizitë ishte menaxhimi i situatës së shkaktuar nga pandemia me COVID-19 në këtë komunë.
Më këtë rast, ministri Veliu u shpreh i kënaqur dhe përgëzoi kryetarin Haziri dhe Shtabin Emergjent të Gjilanit për menaxhimin e suksesshëm të kësaj situate të rënduar tash e sa muaj, raporton arbresh.info.
Gjatë kësaj vizite Ministri Veliu shprehi ngushëllimet e tij të gjitha familjeve të kësaj komune, të cilët kanë humbur anëtarët e tyre si pasojë e infektimit me COVID-19.
Tema të tjera që u diskutuan në këtë takim ishin edhe çështja e menaxhimit të emergjencave, reformave në administratën publike dhe çështja e stacionit rajonal të Policisë në Gjilan.
“Ne u dakorduam që sa më shpejt Stacionit të Policisë në Gjilan të iu sigurohen hapësirat e nevojshme për punë dhe besoj se me parashikimet e buxhetit për vitin e ardhshëm, kjo çështje do të rregullohet”, theksoi ministri Veliu./arbresh.info/
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë