Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim, Maria Suokko, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për partneritetin mes MPBAP-së dhe UNDP-së, në kuadër të shumë projekteve të përbashkëta, në të cilat misioni i UNDP-së ka ndihmuar institucionet e sigurisë në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit.
Me këtë rast ministri Veliu vuri në dukje vullnetin e tij si ministër, që do të rrisë angazhimet me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim që të përdoren të gjitha mekanizmat institucionale në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Parandalimi i krimit të organizuar kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim, prandaj ne kemi nevojë për mbështetje të organizatave siç është UNDP, sidomos në projektet e përbashkëta në luftimin e trafikimit të armëve të paligjshme në Kosovë dhe luftimin e krimit kibernetik dhe për këtë jam shumë falënderues”, theksoi ministri Veliu.
Ndërsa përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, pasi uroi ministrin Veliu, theksoi se në kuadër të kapaciteteve që ka ky mision në Kosovë, do të vazhdojnë të përkrahin MPBAP-në në projekte që do të rrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë./arbresh.info/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së