Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit COVID-19.
Ministri Veliu u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it dhe kërkoi që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tutje.
Ndërsa në anën tjetër shefi i EULEX-it, z. Wigemark tha se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me MPB-në dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...
“Janë çifti ma i fortë këtu”, Gjesti debaton me Leon për Dri...
Dyshohet se gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri, policia se...
Mësimi gjithëditor, Lushaku-Sadriu: Nuk zgjatet orari për më...
Rama ndan pamje nga ambientet e transformuara sportive të sh...