Google ADS

Ministri Veliu priti në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova

17:22 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian /Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi znj. Apostolova me prioritet e tij si ministër dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, përfshirë riorganizimin e ministrisë, buxhetin, forcimin e luftës kundër cdo krimi të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Gjithashtu, ministri Veliu theksoi se MPBAP është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Veliu u zotua se do të punojë maksimalisht që këtë institucion ta bëjë të besueshëm, profesional dhe kredibil për qytetarët e Kosovës, regjionin dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Ndërsa Nataliya Apostolova, uroi ministrin Veliu për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe Agjendës së Reformës Evropiane.

Poashtu, znj. Apostolova e ka njoftuar ministrin Veliu për një sërë projektesh që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të përfitojë prej tyre./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme