Ministri Veliu priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit: “Konrad Adenauer Stiftung”

16:08 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Fondacionit: “Konrad Adenauer Stiftung”,  Johannes D. Rey – për Maqedoni dhe Kosovë, i cili ishte i shoqëruar nga shefi i ri i këtij fondacioni, Norbert Beckmann- Dirkes.

Gjatë këtij takimi, ministri Veliu e falënderoi Johannes D. Rey për mbështetjen që e ka dhënë gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri më tani.

Poashtu Veliu i njoftoi mysafirët për prioritetet që ka gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen raportet në mes të MPBAP dhe Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” të thellohen me qëllim realizimit të projekteve të përbashkëta./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme