Google ADS

Ministri Veliu priti në takim përfaqësueset e UNDP-së në Kosovë, diskutojnë për ballafaqimin me Covid-19

13:59 | 19 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, ka pritur sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, znj. Ulrika Richardson, përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko dhe znj. Marta Gazideda, Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Menaxhere e Portfolios për Qeverisje.

Në këtë takim fokusi i diskutimit ishte situata aktuale e ballafaqimit me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimi mes UNDP-së dhe MPB-së, transmeton arbresh.info

Ministri Veliu theksoi se tashmë institucionet e Kosovës përgjegjëse për menaxhimin e kësaj pandemie kanë publikuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”, dhe i njoftoi pjesëmarrësit se kanë marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë tek shërbyesit civil.

Gjithashtu, në këtë takim u shpreh edhe një herë gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes  UNDP-së dhe MPB-së edhe në çështjet tjera ekonomike dhe shoqërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme