Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka konfirmuar për arbresh.info se Njësitet e Policisë së Kosovës kanë ndërmarr një aksion në zonën kufitare të Karaçevës.
Sipas ministrit Veliu, ky aksion ka të bëj me ushtrim të trafikimit me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
“ Po është e vërtet. Po ka të bëj me lojërat e fatit, prostitucion, aksioni është duke u zhvilluar. Ajo që e thash pak më herët në Kuvend se shumë shpejt do ta shihni, ajo është”, u shpreh për arbresh.info ministri Veliu.
Ndryshe, në media është raportuar se rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurt e krimit.
Ndryshe, gjatë seancës plenare sot në Kuvendin e Kosovës, ministri i Brendshëm, Afim Veliu, tha se një aksion i tillë ishte planifikur të organizohej edhe në muajin shkurt, mirëpo sipas tij, i njëjti nuk ishte aprovuar nga ish-kryeministri Albin Kurti./arbresh.info/
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri