Google ADS

Ministri tregon rezultatet e mostrave për shpërndarjen e Omicron në Kosovë

21:01 | 22 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të Covid-19. Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

“Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse i lirojmë ne masat tërësisht dhe mendojmë se ne s’kemi Omicron këtu dhe s’kemi sëmundje të Covidit”, thotë Latifi.

“Nga mostrat e dërguara me 20 dhjetori ne nuk e kemi asnjë Omicron. Ky është lajm që unë e kam marrë sot pasdite”, theksoi Latifi për RTK-në.

Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

“Unë mendoj se ministri Vitia pavarësisht në cilën qëveri ka qenë, Kurti 1 apo Kurti 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Kosova kanë bërë më të mundshmën që kanë mund ta bjënë me mjetet që i kanë pasur afër vetës”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme