Së fundi ka pasur një shtim të masave të sigurisë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, madje edhe njësitet special janë angazhuar rreth burgut.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar për Zona B në Klan Kosova se përse është marrë ky vendim.
“Kemi pasur disa informata që mund të ndodh diçka nga jashtë dhe nuk mund t’i lëmë asgjë rastësisë”.
“Kemi qenë të përgatitur dhe nuk kemi dashur të zihemi në befasi. Jam shumë i lumtur që kemi AKI-në e cila është shumë e përgatitur”.
“Nuk e di nëse diçka do të ndodhte, apo jo, por është më mirë të jemi të përgatitur”.
Tahiri ka folur edhe për problemin e radikalizmit të të burgosurve.
Ka thënë se është situatë shqetësuese.
“Është një fenomen mjaft i përhapur në qendrat korrektuese të Kosovës, por kemi hartuar një strategji se si t’i qasemi këtij problemi”.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...