Google ADS

Ministri Tahiri thotë se do të kërkojë super-ekspertizë për rastin Dehari

20:16 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i ri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar se qysh në mbledhjen e radhës së Qeverisë do të kërkojë super-ekspertizë për rastin Dehari.

“Unë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës do të kërkojë ndarjen e fondeve që ashtu siç thuhet në rezolutë të Kuvendit të Kosovës ku në njërën nga shtetet e Bashkimit Europian të bëhet kjo super-ekspertizë për rastin Dehari. Do të veproj konform kësaj rezolute”, tha Tahiri për RTK-në.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit i bërë publik më 18 nëntor 2016 përcakton se ai ka bërë vetëvrasje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme