Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar Menaxheren e Programit të ICITAP-it për Kosovë, Kimberly Riffe dhe Koordinatoren Nacionale të këtij Programi, Linda Gashi, me të cilat diskutuan lidhur me programet e ICITAP-it, programe këto që kanë për qëllim avancimin e standardeve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Sipas njoftimit për media, gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri duke u shprehur i përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, falënderoi znj.Riffe për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, në përgjithësi Departamentin për Drejtësi, i cili po vazhdon ta mbështes Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht përmes programeve që kanë për qëllim modernizimin e veprimtarisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në komunikatë thuhet se zj. Riffe shprehu gatishmërinë e saj që përmes programit të ICITAP-it t`i mbështes edhe më tutje institucionet e Kosovës, të cilat merren me rendin dhe ligjin, e sidomos Ministrinë e Drejtësisë për përmirësimin substancial të funksionimit të Shërbimit Korrektues në Kosove.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit