Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, me të cilën biseduan lidhur me prioritetet e ministrisë, reformat legjislative dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.
Gjatë takimit, ministri Tahiri vlerësoi lartë rolin pozitiv që shteti finlandez ka pasur në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e tyre për avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, përgëzoi ministrin Tahiri për progresin e arritur në vend, sidomos për hapat e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal dhe Civil.
Gjithashtu, ambasadorja Huhtamaki shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?