Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett përmes profilit të tij zyrtar në Twitter ka kritikuar pak më parë Ministrin e Drejtësisë nga radhët e PDK-së Abelard Tahirin.
Kosnett ka shkruar se Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si ‘Rasti i Kukësit’.
E përmes një deklarate, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka reaguar për të sqaruar opinionin publik në lidhje me raportimin në media në referencë të citimit të Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Kosnett, rreth lajmit për pezullimin e mbajtjes së burgimit në një rast të cituar.
Në këtë reagim Tahiri ka thënë se ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person
“Dëshiroj të sqaroj opinionin e gjerë, ambasadorin Kosnett dhe mediat e respektuara se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person”, ka thënë Tahiri.
Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:
Si Ministër i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, unë mirëkuptoj dhe i bashkëngjitëm vullnetit të mirë të partnerëve tanë strategjik për fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat përmes programeve të shumta kanë qenë dhe janë mbështetës të fuqishëm të reformave që kemi ndërmarrë dhe po vazhdojmë t’i avancojmë brenda sistemit të drejtësisë.
Por, sot kam hasur në lajme që iu kanë referuar ambasadorit Amerikan në Kosovë, z. Kosnett, i cili ka cituar tërësisht në mënyrë të gabuar kompetencat që ushtron Ministria që unë drejtoj, me rastin e raportimit të një vendimi për pezullim të burgimit që i është bërë një individi të caktuar.
Dëshiroj të sqaroj opinionin e gjerë, ambasadorin Kosnett dhe mediat e respektuara se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person.
E vetmja kompetencë që ndërlidhë Ministrinë e Drejtësisë me personat e dënuar, është menaxhimi me Qendrat Korrektuese, të cilat, në secilën rrethanë që ndërlidhet me lirimin apo mbajtjen e personave të dënuar brenda burgjeve, zbatojnë vendimet e organeve të pavarura, përkatësisht vendimeve gjyqësore, siç ndodhë rëndom në shtetet ku sundon rendi dhe ligji.
Unë kërkoj dhe ftoj që gjeneruesit e këtij lajmi, si dhe Ambasadori Kosnett, të kenë referencë të saktë ligjore mbi procedurat që ndiqen për të liruar ose mbajtur dikë brenda qendrave korrektuese.
Pas verifikimit të këtyre procedurave, besoj se do ta kenë të qartë se lajmi i lansuar nuk ka asnjë ndërlidhje të asnjë forme me Ministrin dhe me Ministrinë e Drejtësisë.
Për fund, dëshiroj të siguroj qytetarët dhe partnerët tanë, se konsolidimit të shtetit ligjor dhe reformave që e bëjnë të mundur atë, jemi duke i kontribuar pareshtur dhe do t’i kontribuojmë në vazhdimësi, duke llogaritur vazhdimisht edhe në ndihmën e tyre.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...