Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka prezantuar planin qeverisës për mandatin katër vjeçar.
Ai ka thënë se sundimi i ligjit është parakusht për çdo lloj zhvillimi.
“Do të bëjë përpjekje që të kemi qeverisje ligjore në të gjitha zhvillimet. Fuqizimi i sundimit të ligjit, luftë e pakompromisë kundër krimit dhe korrupsionit, do të përmbushim obligimet ndaj qytetarëve dhe kthimin e besimit të tyre në drejtësi, do të ketë qeverisje demokratike, qasje në drejtësi për të gjithë”, ka thënë ai.
Tahiri ka përmendut objektivat se si do ta përmbushin planin katër vjeçar.
“Do të bëjmë përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe sistemit të drejtësisë, rishikimi do të qëndroj në analizën e tërë të infrastrukturës ligjore. Gjatë tre mujorit të parë do të sjell në kuvend dy aktet themelore të fushës penale. Po ashtu edhe dy ligje tjera që na mundësojnë në luftimin e korrupsionit. Do të sjell projektligjet për prokurorin dhe gjyqësinë”, është shprehur ai, raporton arbresh.info.
Ndër të tjera Ministri Tahiri ka përmendur edhe antarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
“Do të bëjmë përmirësimin e kornizës ligjore. Ne si Qeveri do të dëshmojnë që jemi të gatshëm që të dëshmojmë marrëdhëniet diplomatike në fushën ndërkombëtare, përmes arritjes së marrëveshjeve me vendet e rajonit. Do të punojmë që Kosova të antarësohet në mekanizma ndërkombëtar, si Konventa e Hagës. Do të fuqizojmë kapacitetet për zbatimin e masave dhe dënimeve. Do të bëjmë funksionalizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe do të marrim kuadro që kanë munguar deri më tani”, ka thënë ai./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...