Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se drejtësia është ndërgjegje kolektive dhe se detyra e tij nuk është të ndaj drejtësi por të jetë i barabartë për të gjithë, shkruan arbresh.info.
“Pavarësia e plotë dhe përgjegjshmëria janë dy shtylla paraqesin sigurimin e politikave dhe si ministër kam inicuar një varg masash që mundësojnë një sistem të drejtë dhe efikas”, ka thënë ai.
“Ka pasur të arritura në fushën e legjislacionit. Kurora e këtyre reformave jam i bindur se do të jetë rishikimi i reformave të drejtësisë dhe do të na sqarojë shumë çështje që duhet ti kemi në konsideratë. Ndikimi i këtyre reformave do të arrije shumë efekte që ka për qëllim rritjen e efikasitetit të drejtësisë”, ka thënë ai.
Tahiri ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë do t’i nënshtrohet një rishikimi funksional.
“Kemi punuar në shqyrtimin më të shpejtë të lëndëve, jemi duke konsoliduar legjislacionin”, tha ministri Tahiri.
Ai tha se kurora do për këtë vit në Kosovë do të jetë rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë.
“Ky rishikim do t’i sqarojë shumë çështje për të siguruar një sistem të drejtë dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët”, tha Tahiri./arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet