“Asnjëherë nuk kanë dalë nga institucionet dhe nuk besoj se do ta bëjnë edhe tash. Do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë”, tha Tahiri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
Ishte shefi i Listës Serbe, Goran Rakiq, cili tha se po shqyrtojnë daljen nga koalicioni qeverisës.
“Padyshim që mund të jenë prekur, mund të jenë nervozuar nga ajo që i ka ndodh një bashkëkombasi të tyre mirëpo edhe ai duhet të mësohet t’i respektojë institucionet e Republikës së Kosovës’, the Tahiri.