Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot delegacionin e Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, të cilët kanë mision të bëjnë vlerësimin e përmbushjes së kriterit për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në takim, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar delegacionin për punën që është bërë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, duke mbështetur Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial me rritjen e buxhetit, në mënyrë që të njëjtit të mund të shtojnë stafin e tyre e rrjedhimisht të rrisin kapacitetet në luftën kundër keqpërdorimit të parasë publike, si dhe hartimi dhe miratimi i një pako ligjesh për gjyqësorin, të cilat e kanë siguruar pavarësinë e plotë, përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e këtyre institucioneve, aspekte këto të rekomanduara dhe të kërkuara vazhdimisht edhe nga ana e BE-së.
Ministri Tahiri ka theksuar se është fokusuar edhe në mbarëvajtjen e politikës së konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, përgjegjësi direkte e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri po ashtu ka njoftuar ekipin vlerësues për punën që është bërë në hartimin e projekt Kodit të ri penal, punën që po bëhet në hartimin e Kodit të ri të Procedurës Penale, si dhe për Pakon e ligjeve Kundër Korrupsionit.
Ministri Tahiri ka rikonfirmuar edhe njëherë perspektivën e qartë evropiane dhe integruese të Kosovës, duke theksuar se do të përmbushen të gjitha obligimet që dalin nga ky proces.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...