Në ditën e fundit të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka marrë pjesë në sesionin e përvjetshëm të Bankës Botërore “Java e Drejtësisë dhe Zhvillimit” që këtë vit synon të shoh lidhjen mes legjislacionit dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore, për të fuqizuar ekonomikisht individët dhe grupet e ndjeshme të shoqërisë, thuhet në njoftimin për medie.
Sipas komunikatës sesioni vjetor i Javës për Drejtësi dhe Zhvillim, ka mbledhur përfaqësues, ministra dhe udhëheqës të sektorit të drejtësisë nga një numër i madh shtetesh me qëllim të fuqizimit të përpjekjeve ndërkombëtare në avancimin e të drejtave të njeriut dhe ndërlidhjen e të drejtave me nocionin e zhvillimit socio-ekonomik.
“Gjatë këtij sesioni, Ministri Tahiri ka shpalosur përvojën e qytetarëve të Kosovës në rimëkëmbjen sociale, ekonomike dhe infrastrukturore pas luftës, si dhe ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës në trajtimin e çështjeve që janë interes kolektiv global dhe njerëzor, siç është në mes tjerash edhe zhvillimi socio-ekonomik dhe socio-kulturor i personave të shpërngulur në mënyrë të detyrueshme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Ministri Tahiri ka prezantuar sfidat dhe reformat në sistemin e drejtësisë si dhe identifikimin e masave të nevojshme për të përmirësuar fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zgjerimin e komunikimit ndërshtetëror në funksion të integrimit të zhvillimit socio-ekonomik si pjesë e të drejtës themelore të shoqërisë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?