Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell.
Ministri Tahiri ka falënderuar qeverinë britanike si dhe ambasadorin O’Conell për mbështetjen e dhënë në transformimin e sistemit të drejtësisë.
“Për një kohë të shkurtë kemi arritur ta transformojmë fizionominë e sistemit të drejtësisë dhe në këtë arritje kanë merita edhe partnerët tanë zhvillimor. Jam falënderues ndaj qeverisë britanike që përmes Ambasadës dhe Ambasadorit Ruari O’Conell, përgjatë këtyre dy viteve, kam pasur mbështetje të vazhdueshme dhe direkte me ekspertë, me koncepte dhe me qasje konstruktive në reformat tona” ka thënë ministri Tahiri.
Ka qenë angazhimi për drejtësi, që sipas ministrit Tahiri, ka bërë që të fitohet respekti i Britanisë, duke u bërë partner i fuqishëm në konsolidimin e sundimit të ligjit.
“Jam i nderuar që kam pasur një partner të tillë si Ruari. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që kemi pasur, është manifestim i përkushtimit tim si Ministër dhe angazhimit të institucioneve tona për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi detyrat tona ndaj sistemit të drejtësisë, ndaj institucioneve dhe shoqërisë në tërësi. Rruga jonë drejt konsolidimit dhe fuqizimit të sundimit të ligjit është e pandalshme. Me punë, e kemi fituar respektin e Britanisë, dhe atë do ta kemi partner të fuqishëm edhe më tutje” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri, në prag të përfundimit të mandatit të Ambasadorit O’Connell, i dëshiroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme dhe e falënderoi për angazhimin e tij të sinqertë në proceset politike e shtetndërtuese gjatë kohës së shërbimit të tij diplomatik.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...