Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në një intervistë për Danas ka pohuar se dy pengesat kryesore për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e drejtësisë janë mosgatishmëria e Serbisë të merret me krimet makabre të viteve 1990-ta si dhe tentativat e Serbisë të pengon anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Ministri kosovar i Drejtësisë Abelard Tahiri ka dhënë një intervistë për gazetën beogradase Danas. Ai ka reflektuar tek kërkesa e Serbisë për tu përfshirë në hulumtimin për vrasjen e Oliver Ivanovic. Tahiri ka thënë se Kosova ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në dialogun e Brukselit dhe është e gatshme të bashkëpunon me çdo shtet, përfshi Serbinë në shkëmbim informatash, por ka ftuar Serbinë të bashkëpunojnë fillimisht në gjetjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi, krimeve të luftës si dhe dyshimet për djegien e trupave të zhdukur shqiptarë, lëndë që asnjëherë nuk janë proceduar nga gjykatat serbe.
Sipas Danas, Tahiri po ashtu ka ftuar shtetin serb te përgjigjet se kush i ka vra fëmijët serbë në kafiterinë “Panda” më 1998, një krim për të cilin vetë Presidenti serbë pat hedhur dyshime që është kryer nga shërbimet serbe të inteligjencës.
Tahiri në këtë intervistë ka deklaruar se ka dy pengesa të mëdha në këtë bashkëpunim në mes të dy shteteve, përkatësisht mosgatishmëria e Serbisë të merret me krimet e veta të 1999 si dhe “tentativat serbe për ta bllokuar Kosovën në anëtarësinë në INTERPOL.
“Është absurde që Kosova ka shqyrtuar në gjyqe të veta më shumë raste të krimeve të luftës se Serbia” derisa pohon se “është i vërtetuar fakti se liderët serbë policia, ushtrua dhe paramilitarët ishin përgjegjës për krime të tmerrshme”.
Tahiri në këtë gazetë prezantohet si një anëtar I ri I politikës shqiptare në Kosovë, “sikurse edhe Vlora Çitaku dhe Petrit Selimi” ndërsa citohet edhe portalet e Kosovës që kanë quajtur Ministrinë e Drejtësisë si një nga shtyllat e reja të Partisë Demokratike të Kosovës.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...