Rreth 238 hektarë tokë dhe një objekt i ‘Motel Vicianum’, që janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, pritet t’i kalojnë në pronësi Komunës së Vushtrrisë. Kjo falë një vendimi që ka marrë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri për këtë gjë. Ai ka thënë se kjo tokë dhe objekti në fjalë nuk janë shfrytëzuar deri më tani.
“Ditë më parë, jam takuar me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, për gjetjen e mundësisë që “Moteli Vicianum”, me një hapësirë prej rreth 20,000 metrash katrorë, pronë e Ministrisë së Drejtësisë por i cili ka mbi 20 vjet që nuk është shfrytëzuar dhe, për më tepër, është shndërruar në deponi mbeturinash dhe shkatërruar në masë të madhe, t’i jepet Komunës së Vushtrrisë me qëllim të shfrytëzimit të kësaj prone në funksion të interesit publik”, ka njoftuar ministri Tahiri.
Ai ka deklaruar se në ditët në vijim do të themeloj një grup punues që do të angazhohet në hartimin e një plani konkret për shfrytëzimin adekuat të kësaj hapësirë.
Përveç kësaj, do të gjendet mënyra e përshtatshme dhe ligjore që Komunës së Vushtrrisë t’i rikthehet në shfrytëzim një hapësirë e konsiderueshme e tokës së pashfrytëzueshme në sipërfaqe prej 238.54ha, e cila para viteve të 90’ta i ishte dhënë për shfrytëzim Qendrës Korrektuese në Smrekonicë.
“Jam i sigurt që një rivitalizim dhe shfrytëzim racional i këtyre pronave dhe hapësirave do të rriste mundësinë e përmirësimit të jetës komunitare të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë”, ka thënë ministri Tahiri në një postim në Facebook.
Mini
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...