Google ADS

Ministri Tahiri del tek protestuesit, u premton drejtësi për Aulonin (VIDEO)

16:05 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e protestuesve të cilët po kërkojnë drejtësi për Aulon Zekën.

Tahiri i është drejtuar turmës së nxënësve protestues duke u thënë se drejtësia për Aulonin do të shkoj në vend, shkruan arbresh.info.

“Ju shpreh ngushëllime, më vjen shumë mirë për vetëdijen e lartë që keni treguar dhe që po kërkoni drejtësi për bashkëmoshatarin tuaj. Jam në kontakt të vazhdueshëm me policinë dhe Prokurorinë dhe në një të ardhme të shpejtë do të kryhen procedurat dhe ata që e kanë bërë këtë krim do të marrin dënimin e merituar. Drejtësia për Aulonin do të shkoj në vend”, ka thënë Tahiri duke kërkuar nga nxënësit që të lirojnë rrugën.

Protuesuesit thanë se do ta lirojnë rrugën mirëpo deklaruar se nëse nuk ndodh kjo që po thotë ministri do të dalin sërish në rrugë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1545106055554481/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme