Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim pedagogun Kristaq Xharo, ish-kolonel dhe ish-përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO me një grup studentesh nga Tirana të Universitetit Europian të Tiranës (UET) të profilit diplomaci dhe siguri.
Me këtë rast, ministri Sveçla bëri një rezyme lidhur me përgjegjësitë e tij institucionale si ministër i MPB-së, sfidat me të cilat ballafaqohet Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe arritjet që janë bërë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Kosovës dhe luftimit të veprimtarive ilegale në Kosovë.
Rëndësi e veçantë në këtë takim iu dha bashkëpunimit në mes dy shteteve tona, ku ministri Sveçla i njoftoi studentët me marrëveshjet që janë nënshkruar në mes dy vendeve, si dhe inicimin e disa marrëveshjeve të tjera me qëllim të lehtësimit të jetës dhe shërbimeve ndaj qytetarëve të të dyja vendeve.
Ndërkohë studentët u interesuan në përgjithësi për funksionimin juridik të vendit, formën e organizmit të MPB-së, po ashtu diskutuan edhe temat gjeopolitike në të cilat në forma të ndryshe janë të përfshira të dyja vendet./arbresh.info/
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...