Ndihmës Sekretarja e SHBA-së në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Lisa Johnson e cila ka qëndruar për disa ditë në Kosovë sot ka takuar në zyrën e tij Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit për media nga Ministria e Punëve të Brendshme, ministri Sveçla ka vënë në pah bashkëpunimin “e shkëlqyer mes Institucioneve të Kosovës, në veçanti të MPB-së dhe agjencive të saj me SHBA-të, i cili përmes programeve mbështetur nga INL, ICITAP dhe të tjera, po vazhdojnë të mbështesin procese të rëndësishme, të cilat po ndihmojnë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës”
Tutje thuhet se Sveçla ka përmendur përkushtimin e Kosovës në “luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit me theks të veçantë në luftimin e trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve etj”.
Sipas MPB’së Johnson ka përgëzuar Kosovën për arritjet e deritanishme ndërkohë ka theksuar se ministria e Punëve të Brendshme është një partner i rëndësishëm, dhe për këtë vlerësoi se bashkëpunimi për forcimin dhe zbatimin e ligjit do të vazhdojë.
“Të dy palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e vendit por dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...