Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitave të ekipeve emergjente nëpër komunat e Kosovës, ka biseduar me disa prej patrullave policore të rajonit të Gjilanit që janë duke punuar në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me Covid 19, transmeton arbresh.info.
Gjatë bashkëbisedimeve ministri Sveçla, falënderoi zyrtarët policor për punën që po bëjnë në terren. Ai vuri në dukje se edhe në konceptet e përgjithshme të sigurisë në Evropë, prezenca e ekipeve policore në pika kryqe të menaxhimit të akseve rrugore, të qyteteve, ose ndryshe që quhen pika fragjile sidomos në këso situatash, ofron ndjenjën e besimit të qytetarët të cilët ndjehen të sigurtë pavarësisht çfarë veprimtarie ushtojnë.
Me këtë rast ministri Sveçla vlerësoi jashtëzakonisht ekipet në terren, për punën profesionale në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës pandemike, ngase pavarësisht planeve profesionale që mund të hartohen në qendër, pa një zbatim që po ndodhë në terren nuk do të ishin këto rezultate që janë sipas planit për gatishmëri dhe reagim.
Zyrtarët policorë e njoftuan ministrin Sveçla për pengesat që po dalin gjatë kryerjes së detyrës, megjithatë vlerësuan se pas disa sqarimeve që po ju jepen edhe në terren, qytetarët janë duke treguar një disiplinë në zbatim të udhëzimeve që janë duke iu dhënë policia./ arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?