Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar 10 kosovarët që humbën jetën tragjikisht në Brod të Kroacisë, një vit më parë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla ka përmendur nëntë familjët që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin fatal, ku autobusi mori flakë.
“Mëngjesi i 25 korrikut të vitit të kaluar ishte i rëndë për shtetin e për popullin tonë. Autobusi që po sillte mërgimtarët nga Gjermania në Kosovë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 bashkëqytetar tanë e u lënduan dhjetëra të tjerë. Familjet Sylmetaj, Binakaj, Kastrati, Bellanica, Rrustemi, Kolmekshaj, Maloku, Idrizaj e Hoxha humbën më të dashurit e tyre” shkroi Sveçla.
“Mërgata jonë ka mbajtur vendin gjallë në kohë lufte e paqe. Andaj, humbja e mërgimtarëve tanë që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë neve.
Në një vjetorin e humbjes së tyre shpresoj që familjarët të jenë të fortë ndonëse dhimbja është e madhe. Po ashtu, gjej rastin të falënderoj nga zemra autoritetet kroate për reagimin e shpejtë, kujdesin por edhe për bashkëndjenjën që kanë pasur me ne” vijoi tutje ministri i Brendshëm.
Ai në fund apeloi mërgimtarët për kujdes të shtuar kur nisen drejt Kosovës, duke iu uruar pushime të mbara në Kosovë. /arbresh.info/
Vëllaznimi “deklason” Prishtinën në Gjakovë
Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në bjeshkët e Istog...
Nesër inaugurohet Laboratori i Forenzikës, marrin pjesë Hajd...
Veliaj uron qytetarët për festat: E nisim vitin 2025 si Krye...
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote