Ministri Sveçla: Jemi përherë përkrah njëri-tjetrit!

00:50 | 10 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se tashmë kanë arritur në Shqipëri ekipet e para të Zjarrfikësve nga Kosova për t’i ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Ai tha se ndihma ndaj njëri-tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme.

“Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, u shpreh Sveçla.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Republika e Shqipërisë po përballet me problematikën e zjarreve tash e disa ditë. Natyrisht, se ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme.

Prandaj, sot si Ministër i MPB-së, kam kërkuar një mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve, si përgjigje ndaj kërkesës urgjente të autoriteteve shqiptare për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit, në luftimin e zjarreve.

Qendra Operative e MPB-së, në bashkëpunim me atë të AME-së, kanë përgatitur trupat për dislokim në Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Qarkun e Kukësit për mbështetjen e autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve.

Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave.

Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme