Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, ka treguar për marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar Forumi Shqiptar me qeverinë e re në Podgoricë.
Dukaj ka thënë pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në Mal të Zi është edhe Kosova.
“Ne kemi bërë një marrëveshje që është shumë e qartë, që e ka nënshkruar vetë (lideri i Frontit Demokratik, Andrija) Mandiq, dhe në atë marrëveshje është shumë e qartë e definuar edhe çështja e Kosovës si çështje e mbyllur, e paprekur. Pastaj integrimi në BE, fuqizimi në NATO, pra rruga euroatlantike e plotfuqishme e Malit të Zi”, ka thënë Dukaj në Rubikon.
Ndër të tjera, ai tha se shqiptarët do të dalin nga qeveria nëse kjo marrëveshje nuk respektohet nga qeveria e Millojko Spajiq, sidomos për çështjen e Kosovës.
“Ne si subjekt, si Forum Shqiptar, nuk do të jemi pjesë e atyre tryezave, e mos të flasim marrëveshjeve të qeverive që nuk i respektojnë këto pika për të cilat jemi dakorduar. Nuk do të jemi pjesë e qeverisë, do të dalim nga qeveria (nëse shtrohet çështja e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës). Për ne, Kosova është çështje madhore, sepse po të mos ishte Kosova, shqiptarë në Mal të Zi do të kishte shumë, shumë më pak dhe shumë, shumë më pak do të ishin edhe të shkolluar dhe të integruar. Kosovës s’mund t’ia harrojmë”, deklaroi Dukaj.
Ai tha se shqiptarët duhet të unifikohen më shumë dhe të mos merren me çështje tjera.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...