Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, u’a ka dorëzuar detyrën të enjten ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik, Rozeta Hajdari dhe ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ministri Shala, me këtë rast u ka uruar suksese në detyrat e reja të dy ministreve.
“Sot zyrtarisht e dorëzuam detyrën, specifikë është që kjo ministri kalon në zhvillimin ekonomik dhe një pjesë në atë të arsimit. Shprehëm gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojmë për të rinjtë e Kosovës”, theksoi ai.
Ministri Muzafer Shala, tha se fusha e inovacionit dhe ndërmarrësisë është premtuese për të ardhmen, sidomos bizneset fillestare dhe shërbimet për kompanitë jashtë vendit.
“Si Ministri e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, kemi përkrahur rreth 250 Start Up biznese dhe kompani të ndryshme, kemi themeluar Qendrat e Inovacionit dhe Ndërnmarrësisë në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë dhe disa të tjera janë në proces të themelimit. Kemi përkrahur dhe themeluar Qendrën Mulitifunksionale Inovative në Shtime, kemi filluar me përkrahjen me pajisje të teknologjisë informative të kabineteve nëpër shkollat e mesme të Kosovës, si dhe shumë projekte të tjera që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të vendit”, theksoi ministri Muzafer Shala.
Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik, Rozeta Hajdari, tha se do të koordinohen edhe me dikasteret e tjera qeveritare.
“Sot morëm mandatin bashkë me ministren e Arsimit, do t’i kemi punët në koordinim të përbashkët, është shumë në interes të punojmë bashkë. Do të koordinohemi shumë afër si ministri me ministritë tjera”, tha Hajdari.
Kurse, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hikmete Bajrami, tha se janë për zbatimin e planit qeverisës për zvogëlimin e ministrive dhe premtoi koordinim në mes të këto dy ministrive.
“Jemi këtu për të marrë detyrat nga Ministria e Inovacionit dhe jemi këtu për zbatimin e planit qeverisës me zvogëlimin e ministrive. Një nga pengesat që nuk kemi zhvillim të hovshëm është diskrepanca në mes ministrive”, theksoi ministrja Bajrami.
Ndryshe, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ishte themeluar më 9 shtator të vitit 2017.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...