Ministri Shala thotë se laboratori i Doganës nuk ka akreditim për analiza

08:06 | 2 Gusht 2019
Arbresh.info

Laboratori i Doganës i cili i bën analizat e cilësisë së naftës në Kosovë, nuk është fare i akredituar për këtë punë, por vetëm për të verifikuar se çfarë llojë të derivative po importohen.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, i cili në një deklaratë për RTK-në tha se si një laborator i cili ka kompetenca vetëm për të analizuar llojet e derivateve të cilat importohen, po vazhdon të kryej komplet një funskion tjetër.

Ai ka thënë se nuk ka qenë ky i cili ka marrë këtë vendim, por e ka gjetur si të tillë, dhe se kjo kompetenc do ti kthehet ministrisë përmes një udhëzimi administrative dhe do të dërgohet në qeveri.

“Kemi të bëjëm me një laborator i cili është duke funksionu në kuadër të doganës së Kosovës, një laborator i cili ka punë vetëm për të indentifikuar se çfarë llojë të derivative po importohet,e jo për qëllime tjera. Në momentin që jam ardhë në Minsitri dhe jam informuar për këtë, kam filluar masat. Për këtë arsye kjo kompetenc do ti kthehet ministrisë përmes një udhëzimi administrative dhe do të dërgohet në qeveri”, ka thënë Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme