Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajic, ka thënë sot se për shkak të vendimit të Kosovës për taksë ndaj produkteve me origjinë serbe, shteti i tij po humb miliona euro çdo ditë.
Në një intervistë për Tv Prva, Ljajic ka thënë se që nga nëntori i vitit të kaluar e deri tani, Serbia ka humbur rreth 228 milionë euro.
Ai ka thënë se humbjet mund të bëhen edhe më të mëdha, pasi sipas tij Kosova mund të bllokojë plotësisht hyrjen e mallrave serbe, shkruan N1, trasnmeton Gazeta Express.
Ljajic ka thënë se Serbia ka në tryezë të diskutimeve ende kundërmasat që mund t’ia vendos Kosovës, po thotë se për një vendim të tillë është duke u menduar shumë mirë para se të merr një vendim të tillë.
“Qeveria dëshiron të shmang çdo skenar negativ, për sa kohë që ekziston një minimum shprese që bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion te Kosova për të hequr taksën”, ka thënë ndër të tjera Ljajic.
Shteti serb vazhdon ta kushtëzojë kthimin në dialogun e Brukselit me heqjen e taksës, ndërsa kryeministri Haradinaj është i bindur që taksa mund të hiqet në rast të një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për njohje reciproke.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju