Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Sellakoviq, ka thënë të dielën, 30 janar, se nuk ka pasur dialog mes Prishtinës dhe Beogradit prej kur Albin Kurti ka nisur të udhëheqë Qeverinë e Kosovës dhe ndoshta as nuk do të ketë.
Sellakoviq i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë (RTS) se tema qendrore e bisedimeve me të dërguarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak javën e ardhshme, do të jetë çështja e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe gjithçka që rëndon këto marrëdhënie në rrugën drejt normalizimit.
“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë. Është e qartë për ne se, prej kur Kurti ka nisur udhëheqësinë në Prishtinë nuk ka pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë, përderisa ai vendos”, ka thënë Sellakoviq, shkruna rel.
Ai ka përsëritur se Beogradi zyrtar po peshon lëvizjet e veta dhe po merr vendime të mençura dhe se është i përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes se paqes.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim marrëdhëniesh, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka nisur më 2011.
Prej kur Kurti është bërë kryeministër i Kosovës, ai ka zhvilluar dy takime të nivelit të lartë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Në të dyja rastet është thënë palët kanë qenë të distancuara në qëndrimet e tyre.
BE-ja ka theksuar se do të organizojë një takim të ri mes Kurtit dhe Vuçiqit vetëm atëherë kur palët të tregojnë gatishmëri për të rënë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre.
Lexo edhe
Vizita e Esocbar dhe Lajçak në Kosovë e Serbi, presion për rifillim të dialogut
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...