Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se aplikimi i reciprocitet, të paralajmëruar nga Kosova, është më i keq sesa taksa prej 100 për qind.
Ministri serb, duke folur për qarkullimin e mallrave, pas heqjes së taksës më 1 prill, tha se “disa mallra kanë shkuar, ndonëse në sasi të papërfillshme, megjithatë ato shkuan. Mirëpo, nëse aplikohet reciprociteti siç është paralajmëruar – që në të gjitha faturat duhet të deklarohet se dërgohet në Republikën e Kosovës – ato mallra nuk do të shkojnë, sepse autoritetet tona doganore nuk mund të t’i njohin këto dokumente “, tha Lajiq për televizionin publik serb, përcjell Telegrafi.
Ai tha se atëherë “tregtia do të jetë zero”.
Lajiq tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka kuptim vetëm atëherë kur të hiqen plotësisht taksat dhe të kthehet gjendja që ishte para 21 nëntorit 2018.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para