Ministri i Inovacionit në Serbi, Nenad Popoviq është deklaruar se Serbia pa Kosovën nuk mund të ekzistojë.
“Mendoj se me qëndrim të paqes por me argumente të fuqishme mund ta fitojmë gjithmonë atë që dëshirojmë. Gjëja me e rëndësishmja është ta caktojmë pikën e fillimit, pozicionit që është kryesori. Mendoj se duhet të jetë e ndarë dhe e pandryshueshme”, ka thënë ai në emisionin “Sputnik Intervieë”, shkruan B92, transmeton Indeksonline.
Popoviq ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk ka kapacitet të bind Kosovën për marrëveshjet.
“Kjo kërkon respektimin e Kushtetutës tonë, Kushtetutës së Republikës së Serbisë, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, mbi të gjitha Rezolutës 1244 të Këshillimit të Sigurimit në OKB. Ne ishim bashkëpunues, shqiptarët nuk e kanë bërë një hap të vetëm. Ndërsa, BE nuk ka bërë asgjë”, ka shtuar ai.
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...