Google ADS

Ministri serb i Mbrojtjes: Policia dhe ushtria janë të gatshme për të mbrojtur qytetarët

10:12 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Nga qyteti i Kralevës ishte një mundësi e mirë për të treguar policia dhe ushtria serbe forcën e tyre.

Ata e bwnw kwtw para ministrit të Brendshëm Nebojsha Stefanoviq.

“Ju e patë se efekti i tyre mund të shkojë pa probleme. Këta djem e vajza punojnë së bashku për të parë qytetarët e Serbisë të sigurt”, ka thënë Stefanoviq.

Ai gjithashtu shtoi se kjo ishte një mundësi për të treguar se sa është investuar në katër vitet e fundit në ushtri dhe polici.

Në një operacion të përbashkët të policisë dhe ushtrisë, Stefanoviq theksoi se njerëzit ishin në gjendje për të parë pajisje të reja dhe shtoi se sot ushtria serbe dhe policia nuk janë prapa vendeve evropiane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme