Ministri serb: Duhet një kufi më i fortë me “shqiptarët”

17:00 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, duke përdorur një term me konotacion negativ për shqiptarët, u shpreh se mbështet idenë e një kufiri të fortë me Kosovën.

Ideja për përkufizimin apo ndarjen e Kosovës duket se nuk ka vdekur. Në Serbi, pas takimeve të Berlinit, komentet nuk kanë qenë të shumta për këtë ngjarje, përveç atyre të vet presidenti.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, në një tubim partiak dhe qëndrim personal ka thënë se është e nevojshme të ketë një përkufizim pasi bashkësia ndërkombëtare duhet të vendos është apo jo për një zgjidhje. Vulin ka përdorur publikisht shprehjen “shiptari”, një term pezhorativ sidomos për shqiptarët e Kosovës.

Vulin ka thënë se dikur mbase ka dyshuar në këtë ide të ndarjes, por tani është gati i sigurt se kjo është zgjidhja më e mirë për problemin e Kosovës dhe ka dhënë arsyet.

Sa më parë që të kemi një kufi të forte mes nesh dhe atyre, aq me pare do të mund të merremi me veten dhe jo me atë që duan kriminelët e pagjykuar të luftës. Nëse dikur kam dyshuar që nuk kam të drejtë, tani kur e shoh që Gjermania, Kroacia, Shqipëria, shqiptarët në Kosovë, një pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës, Mali i zi dhe Maqedonia veriore janë kundër, kjo domethënë që është gjë e mirë për Serbinë”, ka thënë Aleksandër Vulin.

Marko Millosavljeviç, nga nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut e sheh këtë si gjuhë urrejtjeje të përzier me ide politike për zgjidhjen. Një gjuhë e tillë nuk konsiderohet e drejtë.

“Kjo tregon se shqiptarët ende konsiderohen si armiq në Serbi dhe këtë e dëgjojmë nga zyrtarët, pavarësisht se për shprehje të tilla ka vendime gjyqësore që konsiderohen të ndaluara. Kjo është në kontradiktë me atë që flasin se janë për stabilitet dhe pajtim”, tha Marko Millosavljeviç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme