Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka mbajtur një konferencë për media, me ç‘rast ka njoftuar opinionin publik se Republika e Kosovës, ka fituar dy konteste në vlerë totale 2.8 milion euro, falë punës së Avokaturës Shtetërore, si agjenci e pavarur në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
“Tani kemi pranuar Aktgjykimin nga departamenti ekonomik, ku është fituar një kontest në vlerë 1.8 milion euro, lëndë e përfaqësuar nga Avokate Ilire Tasholli Aydogan. Duke ditur se Avokatura Shtetërore përfaqëson edhe kontestet gjyqësore në Gjykatat Ndërkombëtare, që rast konkret kemi kontestin në Gjykatën e Vjenës , përfaqësuar nga Avokat Arsim Zuka rast i fituar me një vlerë monetare prej 1 milion euro”, tha ministri Selimi.
Ministri Selimi tha se falë një pune intensive, institucioni i Avokatura Shtetërore po arrin të jetë i suksesshëm në mbrojtjen e buxhetit të Republikës së Kosovës.
“Prioritetet e mija si ministër i Drejtësisë me çka synoj që ta kemi një sistem të qëndrueshëm funksional dhe të pavarur në përfaqësimin e autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, në procedurat gjyqësore, administrative si dhe në arbitrazh”, deklaroi ministri Selimi.
Ndërsa Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi tha se gjatë muajve janar –tetor të vitit 2020, Avokatura Shtetërore ka mbrojtur një numër të madh të rasteve në gjykatat vendore, ku vlera e kontestit të fituar është 10 milion e 183 mijë euro.
“Të gjitha këto lëndë janë të fituara me vendimin e formës së prerë dhe kjo është një sukses jashtëzakonisht i madh”, tha avokati Istrefi.
Avokatura Shtetërore ka gjithsej 1935 lëndë të pranuara në vitin 2020, ku 462 prej tyre janë të fituara dhe 307 lëndë janë me ankesë në Gjykatën e Apelit, të tjerat janë në proces./arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...