Ministri Selimi procedon tre Projektligje që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare e të Drejtave Pronësore në Kosovë

14:19 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka proceduar për në Qeveri, tre Projektligjet që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare e të Drejtave Pronësore në Kosovë, të cilat përbëjnë një stad të avancuar dhe profesional në fushën e të drejtave pronësore.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton arbresh.info.

Ai ka bërë të ditur se Projektligjet që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare e të Drejtave Pronësore në Kosovë, janë këto:

  1. Projektligji për Pronën Publike;
  2. Projektligji për Tokën Ndërtimore;
  3. Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës./Arbresh.info

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/147694530298333?__xts__[0]=68.ARAZefsY2eFndyeAJD5VfNfQqSdOX0R3LKcVTjYvro6a-z0XF-DxmyHkJSvfrNEdZ96PM6-r45Evi847rfCkoog5SjsYj8-iE08fcmB6UR5zOG8D35WDBR1G1FkYv_eRPBIfDrLFpNRX7-hcwqjadmI53Szc9Xnhr7Os16g3nf8UU0CvZCe32aDdmFATNIdgzoM3WpV3Q17gNC9qjZjvv3e_bAgGBFAL81agnKgO__5-YyRsUfgzjY9Hy7tBpIzxxt_crr47HeGL-nyZa3_lIkFGnrYW5Q9iUd6YPj6ozSOq0ITArTQv4AsZVHr_OJm9WYO_fN6JQeR0o9sZV-A&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme