Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi pas marrjes së detyrës, ka mbajtur takimin e parë informues me Sekretarin, drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e njësive të MD-së, me ç ’rast është njoftuar për përgjegjësitë, punën dhe sfidat në këtë ministri.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, gjatë këtij takimi, Ministri Selimi tha se njëri ndër objektivat e tij është pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe ndarja e pushtetit duke mos lejuar interferime politike.
Ministri Selimi premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë me gjithë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, për t’i ofruar sistemit të drejtësisë një infrastrukturë të mirë ligjore.
Tutje, Ministri Selimi tha se është e rëndësishme të ruhet substanca e shërbimit civil në Ministri, e cila sipas tij e ka mbajtur ministrinë të gjallë dhe të suksesshme gjatë gjithë etapave.
Gjithashtu Ministri Selimi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, ka vizituar dhe është njoftuar për së afërmi me punën dhe përgjegjësit e departamenteve.
Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë e kanë mirëpritur dhe uruar Ministrin Selimi për detyrën e re për të udhëhequr këtë dikaster./arbresh.info
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,