Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar grupin punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Lajm i mirë është punësimi i 100 studentëve që do merren me hulumtime në terren.
“Sot kam mbajtur takimin e parë me Grupin Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Bazuar në rëndësinë dhe nevojën që ka dokumentimi i krimeve të luftës, themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, është ndër prioritetet e mia si Ministër i Drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe i Qeverisë. Kosova duhet ta ngris këtë institut me qëllim të ruajtjes së memories sonë kolektive. Pas themelimit të institutit, do të punësohen 100 studentë të cilët do të merren me hulumtime në terren” shkruan Selimi në njoftim
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...