Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot në festën e Flamurit, ka nënshkruar vendimin për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës.
Ministri Selimi, këtë vendim e ka nënshkruar duke e bërë me dije edhe një herë se ndarja në mes të shqiptarëve nuk ekziston dhe se 28 Nëntori është data më e mirë identifikuese e të gjithë shqiptarëve.
“Këtë vendim po e nënshkruaj si dëshmi se me kujdesin e duhur për vëllezërit tanë të cilët padrejtësisht janë të ndarë nga trungu amë, mund të realizojmë kërkesat e ligjshme për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Luginës” tha Ministri Selimi.
Me nënshkrimin e këtij vendimi, Ministri Selimi ka realizuar një premtim të cilin ua kishte dhënë shqiptarëve të Preshevës gjatë vizitës së tij, duke iu siguruar për mbështetjen e tij të pakursyer.
Me rikthimin e degës së Gjykatës në Preshevë, qytetarëve të kësaj komune iu garantohet mbrojtje më kuptimplotë e të drejtave të tyre, gjykim i drejtë dhe qasje me e shpejtë në drejtësi.
“Jemi bashkë, duke mos kursyer asgjë për t’iu bërë ballë presioneve të vazhdueshme të shtetit serb dhe për fuqizimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës” ka theksuar Ministri Selimi.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe këmbëngulje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës në fusha të përbashkëta të interesit kombëtar, sidomos në arritjen dhe konsolidimin e të drejtave legjitime të tyre si qytetarë të barabartë./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...