Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka marr pjesë në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës për të diskutuar për ekonominë gjatë pandemisë Covid 19 dhe se si do të ndihmojë Gjykata Komerciale.
Gjatë diskutimit në këtë forum Ministri Selimi ka folur për rolin dhe rëndësinë që ka themelimi i Gjykatës Komerciale për sistemin e drejtësisë dhe për komunitetin e biznesit në veçanti duke ofruar një perspektivë për procesin dhe hapat të cilat do të ndërmerren ne vijim.
Ministri Selimi tha se çështja e Gjykatës Komerciale ka dal nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe është parë si shumë e nevojshme për t’iu qasur në mënyrë me serioze kontesteve komerciale, pra kontesteve në ekonomi. “Ne e kemi departamentin që merret me çështjet ekonomike, por është vlerësuar se nuk është e mjaftueshme, prandaj kemi marrë iniciativë bashkërisht me partnerët tanë strategjikë, ShBA-në, që të fillojmë punën me një ndërmarrje më të madhe dhe më domethënëse duke e ditur faktin se shumica e kontesteve ekonomike dhe investimeve të huaja tejzgjatën në gjykata, e kjo përshkak të rasteve të grumbulluara, mungesës së gjyqtarëve, mungesës së ekspertizës, gjë e cila ka ndikuar në zbehjen e aktiviteteve ekonomike” tha Selimi.
Duke folur për rëndësinë e kësaj Gjykate, Ministri Selimi tha se me të marr mandatin, prioritet për të ka qenë finalizimi i ligjit për Gjykatën Komerciale në të cilin tanimë është duke u punuar intenzivisht, për ta proceduar në shtator në Kuvend, votimi i të cilit do të ketë unitet sepse Gjykata Komerciale nuk është çështje politike, por çështje e rregullimit të sundimit të ligjit.
Sipas ministrit Selimi, themelimi i Gjykatës Komerciale ia shton një shtyllë të fortë sistemit të drejtësisë, sepse i artikulon vetëm çështjet të cilat janë komerciale.
“Artikulimi në një shtyllë i çështjeve komerciale i zgjidhë ato me ekspertizë, ulë riskun e të bërit biznes, riskun e kontesteve, riskun e fitimit sepse mbrohet me një gjykatë e cila merret ekskluzivisht me këtë çështje. Kërkesa ime specifike për grupin punues ka qenë që të bëhet një panel i veçantë i cili do të merret vetëm me investimet direkte të huaja, ngase ka vullnet nga investitorët e huaj për të investuar në Kosovë, meqë plotësohen shumë kushte ekonomike, përfshirë fuqinë punëtore, politikat e favorshme të taksave, pozita gjeografike, infrastruktura. Poashtu, kam vërejtur se kontestet që ndodhin gjatë të bërit biznes tejzgjatën nëpër gjykata. Prandaj është e domosdoshme që të kemi një panel brenda gjykatës, i cili merret vetëm me investime direkte të huaja e kjo njëherit do të përçonte mesazhin se Kosova është e favorshme për të investuar, por edhe i mbron këto investime” tha Selimi.
Sipas Ministrit Selimi, ky proces do të ketë edhe sfida por jo të patejkalueshme. Pjesa kryesore do të jetë pas aprovimit të ligjit i cili do të hap mundësi dhe ofron siguri për çdo biznes dhe investitor, theksoi Selimi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...