Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, vizituan drejtorinë e Policisë së Kosovës dhe pikën e kalimit kufitar në Kapi.
Zëvendësdrejtori Regjional në Gjilan, Shaban Azizi dhe komandanti i stacionit policor kapiten Nazif Hajrizi, e njoftuan ministrin Sefaj me situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë, duke vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë është e mirë, me përjashtim të rasteve sporadike që sipas tyre nuk ndikojnë drejtpërdrejti në sigurinë e qytetarëve në këtë komunë. Ai po ashtu vuri në dukje sfidat me të cilat ballafaqohet policia gjatë kryerjes së punës së tyre të përditshme.
Sipas njoftimit për media, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj falënderoi Policinë e Kosovës për punën e palodhshme që bën çdo ditë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, duke vënë në dukje angazhimin e tij personal për përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës.
“Jam duke mbajtur takime të drejtpërdrejta për të parë nga afër situatën e përgjithshme, për të vepruar më pas konkretisht në vizionin për të pasur një polici moderne”, theksoi ministri Sefaj.
Pas takimit, delegacioni vizitoi edhe pikën e përbashkët të kalimit kufitar – Kapi, mes Kosovës dhe Serbisë, ku panë nga afër punimet që janë bërë në këtë pikë. Me këtë rast, u konstatua se në këtë pikë të kalimit kanë mbetur edhe disa punë të vogla për ta funksionalizuar plotësisht, në mënyrë që të lëshohet për qarkullim, që do të ndihmonte në lehtësimin e lëvizjes për qytetarët e kësaj zone.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...