Ministri Sefaj vizitoi Agjencinë për Regjistrim Civil

16:57 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka vizituar Agjencinë e Regjistrimit Civil, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm, Bekim Hoxha.

Në të takim ministri u njoftua për punën e përgjithshme që bënë kjo agjenci.

Sipas njoftimit për media në këtë vizitë u vlerësua lartë puna që është bërë dhe po bëhet çdo ditë në avancimin e shërbimit të gjendjes civile dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo agjenci.

Po ashtu në këtë takim u theksuan edhe objektivat kryesorë të ARC-së, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarë.
Ministri Sefaj me këtë rast takoi edhe zyrtarë të disa departamenteve dhe qytetarë të cilët ishin duke kryer shërbimet e tyre.

22289943_1496212590467254_4745761972000084808_o 22181614_1496212423800604_7438700927555789067_o 22181607_1496212203800626_1020919637954822833_o 22219580_1496211873800659_4173873493445428583_o

Të ngjashme