Google ADS

Ministri Sefaj takon shefin e UNDP-së në Kosovë

15:46 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim shefin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Andrew Russell.

Në këtë takim ministri Sefaj e falënderoi z. Russell për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhanë ky mision për projektet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e ri theksoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me UNDP-së në forcimin e rendit dhe ligjit në vend.

Ndërsa, shefi i UNDP-së, z. Russell e uroi ministrin Sefaj për postin e tij si ministër i Punëve të Brendshme dhe u zotua se asistenca e institucionit që drejton ai do të jetë gjithnjë pranishme në përkrahjen e MPB-së në projektet që kanë të bëjnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme