Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj është takuar me homologun e tij maqedonas Oliver Spasovski, shkruan arbresh.info
Ata biseduan për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë në fushën e sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Sefaj në Facebook:
“Në aeroportin e Lubjanës në një takim joformal me ministrin e Brendshëm të Republikës së Maqedonisë, z. Oliver Spasovski. Me ministrin e Brendshëm Spasovski, biseduam për mundësinë që në një të ardhme të afërt të nënshkruajmë disa marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë, në veçanti në fushën e sigurisë”./arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit