Ministri Sefaj takohet me Apostolovën, biseduan për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

17:22 | 27 Shtator 2017
M. A.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë ditës se sotme është takua me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shkruan arbresh.info.

Me këtë rast ministri Sefaj shprehu përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për avancimin e bashkëpunimit me Zyrën e BE-së, sa i përket sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.

Ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi znj. Apostolova për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke vënë në pah se prioritet kryesor do të mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një ndër kushtet kryesore në procesin e liberalizmit të vizave.

Ndërsa përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Apostolova vuri në dukje se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në këtë proces. Ajo uroi ministrin Sefaj për detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe potencoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane./arbresh.info/

21992946_1488869907868189_1634848814966744589_o 22041912_1488869784534868_968574935740540169_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme